Site icon Telegrafi

Tesla konsideron ndërtimin e rafinerisë së saj të litiumit në Teksas

Nuk kalon asnjë ditë pa u përmendur litiumi ose Tesla në lajmet e auto industrisë, Tesla nuk është e vetme në vështirësitë e sigurimit të lëndës së parë për prodhimin e baterive.

Vetë furnizimi nuk është një problem, mesa duket kemi mjaftueshëm litium në botë. Problemet janë më shumë gjeopolitike se sa teknike, ka shumë çështje serioze etike që rrethojnë shumë prej minierave të litiumit gjithashtu.

Në mënyrë që industria globale e veturave të arrijë qëllimet e de-karbonizimit të vendosura nga qeveritë, duhen bërë shumë përpjekje dhe miliona tonelata litium, shkruan Arena EV, përcjell Telegrafi.

SHBA-ja ka vështirësi me përpunimin e lëndëve të para, Kanada-ja pritet që të fillojë furnizimin e prodhuesve global të veturave dhe Kina – në fakt, askush nuk e di se cila është lëvizja e radhës nga Kina.

Me të gjitha këto në tavolinë, Tesla nuk po rrezikon më, ajo duhet të rrisë prodhimin e saj nëse është serioze për përmbushjen e premtimeve të saj.

Mënyra e vetme për mbështetjen e prodhimit të Kamionëve, Cyberkamionëve, dhe rritjes së numrit të veturave elektrike për pasagjerë, Telsa është gati të marrë kontrollin e furnizimeve me komponentë strategjik – duke përfshirë edhe litiumin.

Në krye të kredive tatimore të prodhimit, ka afro 2 miliardë euro grante dhe afro 20 miliardë euro kredi shtesë për ndërtimin e fabrikave të reja për bateri dhe vetura elektrike.

Ka kredi shtesë tatimore dhe grante në dispozicion për shtetet dhe komunat të cilat angazhohen në teknologjinë e pastër.

Kompania ka paraqitur një kërkesë në Zyrën e Kontrolluesit në Teksas për të vlerësuar një strukturë të rafinimit të hidroksidit të litiumit në Gulf Coast.

Rafineria e propozuar do të zhvillonte hidroksid litium të klasës së baterisë dhe do të përpunonte lëndën e parë të xehes në një gjendje të përdorshme prodhimi. /Telegrafi/

Exit mobile version