Makina elektrike nga Tesla, Model Y tani do të dorëzohet më herët nga sa mendohej fillimisht.
Vështirësitë e prodhimit dhe shpërndarjes në Tesla duhet të paktën të jenë një gjë e së kaluarës.
Që nga e premtja, 13 mars, klientët e parë do të marrin Modelin e tyre Y – dy ditë më parë nga sa ishte planifikuar fillimisht, transmeton Telegrafi.
Prodhuesi i makinave tani e ka konfirmuar këtë gjë për blerësit, siç raporton Electrek.
Kjo makinë fillimisht u prezantua në mars të vitit 2019, dhe më vonë u tha madje se makina nuk do të dorëzohet deri në vjeshtë të vitit 2020.
Në përgjithësi, Tesla pret të shesë 500,000 copë në vit. /Telegrafi/