Tesla ka qenë klienti më i madh i Luminar në tremujorin e parë të vitit 2024, pavarësisht se Elon Musk më parë nuk e preferonte teknologjinë e sensorëve nga ajo kompani.
Bëhet e ditur se prodhuesi i veturave për një kohë ka larguar sensorët nga automjetet.
Kjo pasi Musk ka qenë kritik për përdorimin e teknologjisë LiDAR të sensorëve nga të tjerët, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, LiDAR është një sistem i zbulimit të objekteve dhe distancës së tyre përmes një laseri me rreze infra të kuqe.
Siç raportohet, kjo teknologji po bëhet gjithnjë e më e zakonshme në vetura, duke ndihmuar kështu fuqizimin e teknologjisë së veturave “gjysmë-autonome”.
Ndër prodhuesit që e përdorin këtë teknologji janë edhe Volvo dhe Lotus.
Madje, Volvo pritet që gjatë këtij viti ta prezantojë SUV-in e ri elektrik EX90 i cili do ta aplikojë teknologjinë nga Luminar.
Marka pretendon se përdorimi i sensorëve do t’i mundësojë veturave të zbulojnë këmbësorët deri në 250 metra përpara veturës. /Telegrafi/