Site icon Telegrafi

Tesla ka vendosur një rekord të ri shpejtësie për makinat elektrike

Tesla ka vendosur një rekord të ri për makinat elektrike pasi ka kaluar me shpejtësi rreth kursit të famshëm të garës në Nürburgring të Gjermanisë.

Drejtori ekzekutiv Elon Musk shkroi në Twitter të enjten se një Tesla Model S Plaid kishte përfunduar Nürburgring në 7 minuta, 30.9 sekonda.

Ishte “krejtësisht e pa modifikuar”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Model S Plaid prej 133,000 dollarësh theu rekordin e mëparshëm për EV-të, të vendosur nga Taycan Turbo i Porsche, me pak më shumë se 11 sekonda.

Tesla publikoi një video të Premten të marrë nga brenda makinës ndërsa po garonte rreth “pistës” 21 kilometra të gjatë Nürburgring Nordschleife në një xhiro të dytë, të cilën e përfundoi në pak më shumë se 7 minuta 35 sekonda.

Tesla do të shkonte përsëri me një version të modifikuar të Model S Plaid, tha Musk.

Ndryshe, Plaid me 1.000 kuaj fuqi është versioni më i fuqishëm i Model S. /Telegrafi/

Exit mobile version