Përkundër mungesës globale të çipave Tesla ka shitur 241, 300 vetura në tremujorin e tretë të këtij viti, gjithsej 102 mijë automjete më shumë se i njëjti tremujor i vitit të kaluar.
Kjo është shifra më e lartë që Tesla ka shitur ndonjëherë në një çerek (dhe për disa perspektiva të tjera, kompania shiti 367, 500 në të gjithë vitin 2019, transmeton Telegrafi.
Kompania arriti të dorëzoj edhe një herë më shumë automjete pavarësisht faktit se prodhuesit kryesorë të automjeteve panë rënie të mëdha këtë tremujor.
General Motors, prodhuesi më i madh i automjeteve në SHBA, tha të premten se ka shitur 446,997 automjete në tremujorin e tretë – një rënie prej 33 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar. /Telegrafi/