Site icon Telegrafi

Tesla ka nisur punësimin e punëtorëve për prodhimin e Cybertruck

Tesla po fillon të punësojë punëtorë posaçërisht për prodhimin e Cybertruck në Gigafactory Texas, sipas listave të vendeve të punës të parë nga Electrek.

Kur Tesla prezantoi Cybertruck-un në vitin 2019, Tesla tha se kamionçina elektrike do të dilte në treg deri në fund të vitit 2021. Ndërsa afati po afrohej, prodhuesi i automjeteve konfirmoi se prodhimi u shty në vitin 2022.

Së fundmi u raportua se Tesla mund të fillojë prodhimin masiv të Cybertruck në fund të vitit 2023, transmeton Telegrafi.

Tani Electrek ka vënë re edhe listat e para të punës, specifike për prodhimin e Cybertruck – duke konfirmuar se Tesla po fillon të punësojë për programin e kamionëve elektrikë në Teksas. /Telegrafi/

Exit mobile version