Zëvendësimi i pjesëve të një veture mund ta zbrazë portofolin tuaj më shpejt se sa një zbavitje e blerjeve gjatë pushimeve.
Dhe për këtë duhet shikuar mirë se ku po e bëni një gjë të tillë.
Madje, ndonjëherë ka një rregullim shumë më të lirë dhe më të lehtë që fshihet para syve.
Merrni për shembull këtë Tesla Cybertruck: fillimisht, pronarit të kësaj veture iu përgatit një faturë riparimi 3000 dollarësh.
Megjithatë, ai gjeti një zgjidhje, shumë më të lirë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky Cybertruck i veçantë i përket një YouTuber-i, i cili në njëfarë mënyre arriti të përfundojë me një gërvishtje të madhe në derën e shoferit.
Dhe pronari u trondit në mënyrë të kuptueshme kur qendra e riparimit të Tesla-s e goditi me një vlerësim prej 3,000 dollarësh për të furnizuar dhe vendosur një panel të ri dere.
Duke mos dashur të paguante një shumë të tillë, pronari u takua me një mik për t’u përpjekur ta riparonte vetë makinën.
Përpjekjet e para nuk shkuan shumë mirë pasi u përpoqën të bënin një gjë të tillë ndërsa binte shi.
Por më vonë kjo funksionoi, dhe kostoja thuhet se ishte tepër më e lirë.
Për të parë se si rrodhën gjërat, shikojeni videon më poshtë. /Telegrafi/