Telegrafi

Tesla furnizon një ishull të tërë me energji solare (video)

Tesla së fundi ka përfunduar blerjen e SolarCity dhe tani kompania ka shfaqur projektet në të cilat ka qenë duke punuar, njëri prej të cilëve është furnizimi me energji solare të një ishulli të tërë.

Ta’u është një ishull i vogël në Samoan Amerikane dhe ka rreth 600 banorë. Energjia e këtij ishulli më herët ishte e mbuluar nga gjeneratorët me karburant dizel ndërsa tani është e fuqizuar nga panelët dhe bateritë solare të Tesla-së.

Tesla ka ndërtuar një mikro rrjet elektrik në Ta’u që është i përbërë nga 5,328 panele solare dhe 60 bateri Tesla Powerpack që do të ruajnë energjinë e gjeneruar.

Panelët prodhojnë energji elektrike të bollshme për t’i karikuar bateritë në mënyrë të plotë për vetëm shtatë orë ndërkohë që bateritë mund të ruajnë energji për të gjithë banorët për përdorim deri në tre ditë.