Site icon Telegrafi

Tesla më e vogël po vjen me një gamë më të madhe dhe një çmim prej 23,000 euro!

Tesla po përgatitet të dalë në tregun botëror të veturave elektrike me një “kartë tjetër”.

Siç kishte njoftuar Elon Musk vitin e kaluar, ideja e ‘Baby-Tesla’ është shumë aktuale.

Informacioni i fundit thotë se modeli i fundit i Tesla do të konkurrojë me modele të tilla si Volkswagen ID.3 dhe Nissan Leaf, por me një avantazh të rëndësishëm.

Modeli ende pa emër do të jetë më i lirë se konkurrentët e përmendur.

Dhe jo vetëm kaq, modeli do të zbresë një hap tjetër në çmim dhe do të konkurrojë me vetura si Peugeot e-208 dhe të ngjashme.

Sekreti i suksesit do të jenë bateritë që do të ofrojnë deri në 50% kosto më të ulëta të prodhimit.

Në të njëjtën kohë, kjo bateri ofron disa herë kapacitet më të lartë të ruajtjes së energjisë dhe deri në 16% gamë më të gjatë.

Kështu Autocar raporton se Tesla më e vogël do të ofrojë një diapazon prej të paktën 400 km për WLTP, që është më shumë sesa ID.3 i bazës që ofron 350 km.

Sipas Musk, ky është diapazoni minimal që kënaq Tesla. Modeli i lartë, nga ana tjetër, duhet të ofrojë një distancë prej të paktën 566 km, siç ofrohet nga Model 3 Long Range.

Dhe tani më e mira, çmimi bazë i Tesla-s më të vogël duhet të jetë në nivelin e rreth 23,300 euro.

E vetmja gjë që nuk dihet ende është nëse modeli do të prodhohet në Kinë apo në një fabrikë në Berlin. /Telegrafi/

Exit mobile version