Site icon Telegrafi

Tesla duhet të ketë kujdes nga Hyndai (Foto)

Duket se Kona EV, ishte vetëm fillimi

Kompania Tesla ishte industria kryesore e makinave elektrike, mirëpo me përhapjen e këtyre makinave, gjërat kanë ndryshuar, transmeton Telegrafi. Të gjithë prodhuesit e automobilizmit, duke parë kërkesën e madhe për EV, kanë nisur të punojnë në këtë drejtim dhe e kanë rritur edhe rivalitetin në një nivel tjetër,

Në mesin e prodhuesve të rëndësishëm është Hyuandai, që po sjellë makina elektrike shumë të fuqishme, me dukje të mirë dhe të pajisura me teknologji ta lartë.

Më herët ishte thënë se Hyundai ka prodhuar shumë Kona EV, të cilat i kanë mbetur në depo, gjë që është e mirë. Derisa më vonë, ishte thënë se shitja janë në nivelin e duhur.

Sipas Electrec, kompania koreane është duke e prodhuar edhe një makinë tërësisht elektrike, që do ta lansojë deri në vitin 2021. Ky EV që për dallim nga Kona, do ta ketë platformën e vet të një makine elektrike, pritet që të ketë autonomi prej 450 kilometrave.

Makina pritet të lansohet, një vit pasi të ketë arritur Tesla Model 3, që mund të lëvizë 480 kilometra me vetëm një mbushje. Model Y do të ketë një rival tjetër nga Hyundai, që do të lansohet shumë më vonë, pasi që kjo makinë të ketë dalë në treg.

Raportohet se Hyundai po punon në modelin e koduar NE, për të cilin do të bëhet e ditur brenda këtyre muajve, ndërsa thuhet të ketë specifika shumë të mira. /Telegrafi/

Exit mobile version