Tesla Cybertruck është gjithnjë e më afër lansimit në treg, pasi prodhuesi po kalon në fazat e fundit të testimit.
Dhe këtë fundjavë një automjet Tesla Cybertruck u pa duke tërhequr një rimorkio të madhe në rrugët publike, me shumë gjasa për të kontrolluar aftësitë e kamionçinës, përcjell Telegrafi.
Nuk e dimë nëse rimorkioja ishte bosh apo plot, por Cybertruck nuk duket se ka ndonjë problem për të vazhduar me trafikun normal.
— omg_Tesla/Rivian (@omg_tesla) September 2, 2023
Tesla Cybertruck pritet të ofrojë aftësi shumë të mira tërheqëse edhe pse prodhuesi nuk ka zbuluar ende specifikat përfundimtare të prodhimit.
Prodhimi i kufizuar dhe dërgesat e para të klientëve priten më vonë këtë vit. Ndërsa vitin 2024, Tesla Cybertruck mund të jetë në prodhim me vëllim të lartë. /Telegrafi/