Tesla në fund të javës së kaluar hapi dyert e fabrikës së re, e këtë ngjarje e bëri më madhështore ekspozimi i Cybertruck.
Hapja e fabrikës është shënuar nën emrin Ciber Rodeo dhe ishte një ngjarje madhështore, që e ka përshkruar me vend se çfarë do t’i sjellë industrisë automobilistike amerikane gigafabrika, transmeton Telegrafi.
E vendosur në Austin të Teksasit, kjo fabrikë ka një hapësirë prej rreth 10 milionë kub metër, që i bie sa një pjesë e madhe e objektit të Pentagonit.
Kapacitetet vjetore të fabrikës do të jenë një milion njësi, e gjysma e kapacitetit është rezervuar enkas për modelin I.
Kurse Cybertruck që gjithashtu do të prodhohet në këtë fabrikë, është përkujdesur që të shërbej si atraksion. Vizitorët nga afër kanë mundur të shohin risitë, e është raportuar se gjatë vitit të ardhshëm pritet të fillojë të prodhohet.
Megjithatë edhe pse është fjala për një prototip, shumë të pranishëm ishin të befasuar për shumë të meta. Por, kjo veturë besohet se do të jetë e gjitha punë dore, dhe dukshëm më cilësore sesa prototipi. /Telegrafi/