Site icon Telegrafi

Tesla Cybertruck mund të vijë me një rreze prej 563 kilometrave me një karikim të vetëm

Tesla Cybertruck i shumëpritur mund të debutojë me një paketë baterie ku automjeti do të jetë në gjendje të ecë 563 kilometra me një karikim të vetëm, sipas përdoruesit të Twitter, Bearded Tesla i cili pretendon se kishte biseda konfidenciale me tre persona të njohur me këtë çështje.

Nëse thashethemet rezultojnë të vërteta, kjo do të nënkuptojë se kamionçina e parë e Tesla-s do të ketë një rreze më të shkurtër nga sa ishte paralajmëruar në vitin 2019, transmeton Telegrafi.

Kjo rreze do të jetë më pak se e modelit Chevrolet Silverado prej 724 kilometra.

Prodhimi i kamionçinës plotësisht elektrike ka filluar javën e kaluar, ku fabrika në Teksas nxori edhe modelin e parë, gati katër vjet qëkur automjeti u prezantua si prototip në vitin 2019.

Në atë kohë, prodhuesi tha se Cybertruck do të vijë me katër opsione të motorit:

Me një motor me rrota të pasme me një distancë prej 402 kilometrave;

Me motor të dyfishtë me të gjitha rrotat, ku rrezja do të jetë 483 kilometra;

Me tri motorë, me të gjitha rrotat ku rrezja do të ishte 804 kilometra;

Si dhe me katër motorë, të gjitha rrotat me një rreze 998 kilometra. /Telegrafi/

Exit mobile version