Me përditësimin e ri, pritet që të mos i thyhen xhamat
Dizajni kontrovers i Tesla Cybertruck, është përfolur në masë të madhe, por mënyra e ndërtimit iu ka pëlqyer shumë njohësve të makinave, transmeton Telegrafi.
Konstrukti nga metali i fortë, ka bërë që të mos pësojë ndonjë dëmtim as kur është goditur me çekan, vetëm se kualitetin e duhur nuk e kanë treguar xhamat që janë thyer, megjithëse thuhej se do t’i rezistojnë goditjeve.
Makinën me 800 kuaj fuqi, që shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e zë për 2.9 sekonda, e ka porositur një njësit policor në Dubai dhe një në Gjermani, pasi konsiderohet se është i afët në ndjekje policore. Por, artistin Jan Peisert e ka menduar se si do të dukej kjo makinë që mbushet me rrymë, nëse do të blindohej.
Sikur të përditësohet edhe me shtresa që nuk shpohen nga plumbi, Tesla Cybertruck mund të jetë e aftë edhe për betejë luftarake, ndërsa do dukej se mund të përballojë edhe ndonjë apokalips urban.
Nëse do të pësojë gjithë këto ndryshime, kjo makine e qenë do të ishte e përkryer edhe për patrullime të ndryshime në zona malore. /Telegrafi/