Tesla ka një promocion special i cili do të ofrohet deri më 30 qershor – personat të cilët porositin dhe i marrin porositë e tyre të një veture të re Model S ose Model X deri në këtë periudhë, do të marrin dhuratë karikimin Supercharging falas për një periudhë 3 vjeçare.
Tutje nga Tesla thonë se promocioni mund të përfundojë në çdo moment përpara datës 30 qershor, dhe gjithashtu shton se vlen vetëm për blerësit privatë.
Ndër të tjera, Tesla po përpiqet gjithashtu të tërheqë pronarët ekzistues të Model S dhe X me Supercharging falas gjatë gjithë jetës për të tregtuar makinat e tyre të vjetra për një Model S ose X të ri, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Nëse ata e bëjnë këtë, ata do të marrin një bonus shkëmbimi prej 5,000 dollarësh, si dhe gjashtë vjet Supercharging falas.
Ky promocion kërkon që një pronar aktual me Supercharging falas të pakufizuar të tregtojë veturën e tij ose të heqë Supercharging të pakufizuar nga automjeti i tij dhe të blejë një Model S ose Model X të ri deri më 30 qershor. /Telegrafi/