Site icon Telegrafi

Tesla besohet se ka ndërtuar deri më tani 100 kamionçina të Cybertruck

Prodhuesi amerikan i automjeteve elektrike Tesla, thuhet se ka ndërtuar tashmë rreth 100 kamionçina elektrike Cybertruck qëkur prodhimi i tyre filloi në mes të muajit korrik në giga-fabrikën e Teksasit.

Ndonëse Tesla nuk ka publikuar një raport të numrit të prodhimit, vëzhguesit e industrisë vlerësojnë se Tesla ka nxjerrë nga fabrika 100 Cybertrucks bazuar në vëzhgimet e shumta të kryerjes së dërgesave nga fabrika e Teksasit në javët e fundit, transmeton Telegrafi.

Eksperti dhe aksionari i Tesla-s, Matthew Donegan-Ryan tha në X (ish-Twitter) se “Tesla ka ndërtuar tani 100 kamionçina Cybertruck në giga-fabrikën e Teksasit”, duke shtuar një video dhe një foto të disa këtyre automjeteve duke u ngarkuar në transportues makinash në objektin e Austin.

Megjithatë, Donegan-Ryan nuk tregoi se nga e kishte marrë këtë vlerësim.

Natyrisht, numërimi i kamionçinave të parë në transportues nuk është një metodë shumë shkencore për të vlerësuar se cili është numri i prodhuar i tipit Cybertruck. /Telegrafi/

Exit mobile version