Kjo ndodh sepse pas teshtimave, receptorët e nuhatjes stimulohen më shumë. Mekanizmin e nuhatjes së njeriut e kanë studiuar shumë shkencëtarë, por çmimin Nobel për këtë e kanë marrë amerikanët Richard Axel dhe Linda Back.
Ata kanë zbuluar se njeriu është në gjendje të nuhasë më shumë se 10 mijë lloje aromash të ndryshme dhe t’i dallojë ato nga njëra-tjetra. Kjo është një shifër e madhe, krahasuar me aftësitë e shqisave të të parit dhe të dëgjuarit. Axeli dhe Back u morën me studimin e gjeneve të receptorëve albuminozë të nuhatjes, të cilët reagojnë direkt ndaj molekulave.
Studimet e tyre u dhanë përgjigje dy pyetjeve: Cilët janë receptorët që
përgjigjen ndaj molekulave që “lëshojnë erë”? Si i pret dhe i përpunon truri të dhënat e marra prej tyre? Gjatë kërkimeve, shkencëtarët zbuluan se janë afro 1.000 receptorë të ndryshëm dhe se secili prej tyre reagon ndaj disa molekulave që lëshojnë aroma. Pastaj, sinjalet e receptorëve nëpërmjet “penjzave” nervorë shkojnë në tru, ku hartohet, si të thuash, “harta e aromave”.
Truri, duket sikur thotë: “Unë vrojtoj veprimin e neuroneve të nuhatjes N: 1,15,54. Kjo u përgjigjet receptorëve N:1,15,54, pra, është aromë jasemini. Ja, ky është sistemi i nuhatjes”, thotë shkencëtari Richard Axel.