Site icon Telegrafi

Teshtinë qe dy javë pa ndërprerje

Lauren nga Chesapeake i Virxhinias ndoshta lëngon nga ndonjë alergji e rrallë nga e cila teshtinë deri në 16 herë brenda një minute.

Ndërsa edhe pasi është shëruar nga një ftohje që e kishte përjetuar, ajo vazhdon të teshtijë.

Lauren nuk teshtinë vetëm kur fle. Edhe pse teshtitja nuk është sëmundje infektive, ajo nuk është duke shkuar në shkollë, sepse teshtitja po i pengon në proces mësimor.

Mendimet se për çfarë bëhet fjalë, janë të ndara në dysh. Disa mendojnë se bëhet fjalë për ndonjë alergji të rrallë, ndërsa të tjerët mendojnë se ka të bëjë me një fenomen psikosomatik.

Sipas një përllogaritjeje të bërë, që nga 1 nëntori Lauren ka teshtirë 200.000 herë. Fundja, shikojeni edhe vetë hallin e saj… /Telegrafi/

Exit mobile version