Site icon Telegrafi

Tërshnjaku: Këtë javë janë shqiptuar gjoba për 307 persona fizik dhe 57 subjekte afariste

Kryeinspektori Sanitar, Ibrahim Tërshnjaku thotë për RTV Dukagjinini se inspektorati sanitar ka angazhuar të gjitha kapacitetet për të ushtruar detyrat dhe përgjegjësitë.

“Sapo mora një raport ku thuhet se 19 subjekte janë mbyllur për shkak të mosrespektimit të masave të qeverisë dhe 22 persona juridik janë gjobitur për mosrespektim të masave”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Tërshnjaku thotë se janë kryer mbi 2,500 inspektime në shumë subjekte afariste.

“Vetëm këtë javë kemi shqiptuar dënime për 307 persona fizik dhe 57 gjoba për subjektet afariste”, tha Tërshnjaku.

“Kemi monitoruar mbi 66 varrime që kanë ndërruar jetë si pasojë e infektimit me COVID-19”.

Kryeinspektori Sanitar thotë se qytetarët nuk e morës seriozisht pandeminë e COVID-19.

“Traditat që kemi me ceremonitë mortore po na kushtojnë në këtë pandemi. Pastaj një fenomen negativ e kamë parë që qytetarë të shumë shkojnë në pushime sidomos vikendeve kur kemi parasysh se kapacitetet spitalore i kemi shumë të limituara”.

Tërshnjaku thotë se mbetet problem se ka qytetarë që ende besojnë se ky virus nuk ekziston./Telegrafi/

Exit mobile version