Telegrafi

Terry tregon ekipin që mund ta rrëzojë Man Cityn nga froni në Ligën e Kampionëve

Legjenda e Chelseat, John Terry, ka emëruar ekipin që ai beson se mund të mposhtë Manchester Cityn në garën për titullin e Ligës së Kampionëve këtë sezon.

“Qytetarët” fituan Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori në qershor, pasi mposhtën Interin me rezultat minimal 1-0 në finalen e cila u zhvillua në Stamboll.

Ata tashmë po cilësohen si favorit për ta fituar këtë trofe për të dytin vit radhazi dhe kanë përfunduar në pozitën e parë në grup, duke mposhtur Leipzigun, Young Boys dhe Crvena Zvezdën.

Teksa City po vuan për rezultate së fundmi në Ligën e Kampionëve, me vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e tyre të fundit, ata do të ballafaqohen me Kopenhagën në 1/16-tën, sfidë në të cilën konsiderohen favorit absolut.

Lexo po ashtu Përse Real Madridit nuk i lejohej që të përballej me PSV-në në Ligën e Kampionëve?

Pas tërheqjes së shortit, Terry tregoi ekipin që ai beson se mund ta fitojë Ligën e Kampionëve në Londër vitin e ardhshëm.

“Mendoj se duhet të shikoni tek Real Madridi. Ata kanë qenë fantastik për shtatë ose tetë vitet e fundit në këtë kompeticion dhe janë gjithmonë afër”, ka thënë fillimisht Terry.

“Bellingham ka qenë i jashtëzakonshëm si individ. Ata kanë një trajner fantastik, unë kam punuar përkrah Carlos për shumë vite tek Chelsea dhe ai është një trajner i madh. Lojtarët e duan atë, ai është shumë i mirë taktikisht”, u shpreh ai.

Lexo po ashtu Hidhet shorti në Ligën e Kampionëve, përballje të zjarrta në fazën e eliminimit direkt

Ancelotti ishte trajner i Terryt tek Chelsea mes viteve 2009 dhe 2011, ku e ndihmoi klubin që  të fitoj titullin e Ligës Premier në sezonin e parë të plotë të italianit.

Që prej largimit nga Chelsea, 64-vjeçari ka fituar Ligën e Kampionëve dy herë me Real Madridin, duke shtuar këtu edhe dy titujt e mëhershëm me Milanin në vitin 2003 dhe 2007 dhe tani shpreson se do të fitojë të pestin, për të zgjeruar rekordin e tij si trajneri më i suksesshëm në histori të garave evropiane./Telegrafi/