Site icon Telegrafi

Terry tregon edhe sa vite do të jetë aktiv

Kapiteni i Chelseat, John Terry ka paralajmëruar se në fund të stinorit do të largohet nga skuadra e tij aktuale.

Por reprezentuesi anglez nuk e ka ndërmend të largohet nga futbolli aktiv edhe për disa vite.

35-vjeçari ka thënë se do të luaj futboll në nivele të larta edhe për tri vite të tjera.

“Unë jam në një gjendje të mirë fizike dhe mund të luaj edhe për tri vite të tjera në nivele të larta”.

“Jam duke kaluar një moment të mirë dhe pasi nuk do të jem në Chelsea do të jem tjetër kund për të luajtur”, tha Terry. /Telegrafi/

Exit mobile version