Chelsea dhe Manchester United do të takohen gjatë fundjavës në kuadër të Ligës Premier.
Trajneri i ekipit londinez, Antonio Conte do ta ketë në dispozicion edhe kapitnin John Terry.
Kështu ka bërë të ditur vet futbollisti përmes rrjeteve sociale duke thënë se është shëruar dhe pret të paraqitet në derbin e kësaj jave në ligën elitare angleze, transmeton Telegrafi.
Terry kishte marrë një lëndim javë më parë e cila e ka mbajtur jashtë fushave të blerta për një kohë të gjatë dhe tani do të jetë partner me David Luizin.
Kujtojmë se takimi do të zhvillohet të dielën me fillim në ora 17:00 në stadiumin Stamford Bridge. /Telegrafi/