Telegrafi

Terry: Do të flas me Chelsean për të ardhmen time

John Terry iu ka thënë fansave të Chelseat se dëshiron qëndrimin në Stamford Bridge dhe do të shqyrtojë të ardhmen e tij me klubin në këto ditët e ardhshme.

Kapiteni i Chelseat mbajti një fjalim emocional para tifozëve, pas barazimit prej 1-1 kundër Leicesterit në ndeshjen e fundit të këtij sezoni në Premier Ligë, transmeton Koha.net. Përderisa edhe fansat i kërkuan që të vazhdojë të qëndrojë në Chelsea, raporton Daily Mail, transmeton Koha.net.

“Të gjithë e duam të njëjtën gjë. Qe një kohë të gjatë kam thënë se dua ta përfundoj karrierën time këtu”.

“Do të flas me klubin në ditët e ardhshme. Dua të qëndroj. Chelsea është jeta ime, ashtu siç është edhe për ju, momentet më të mira në jetë i kam përjetuar këtu”, ka thënë 35 vjeçari.