Telegrafi

Terry: Referim i keq ndaj Interit

“Ishte performancë e keqe e jona, por edhe më e keqe ishte paraqitja e gjyqtarit. Ky referim është i keq për këtë fazë të garës. Ne bëjmë më të mirën për të arritur deri këtu, dhe qe dy vite me radhë eliminohemi shkaku i gjyqtarëve”.

“Nuk dua ta them fjalën konspiracion. Por, jam shumë i frustruar me atë që ndodhi. Penaltia ndaj Didier Drogbas u pa nga aeroplani, dhe nuk e di se si nuk u akordua nga gjyqtari kryesor dhe ai anësor. Wolfgang Stark nuk dëshironte të fliste me mua pas takimit. Ky është mosrespekt”, tha John Terry i frustruar. /Telegrafi/