Telegrafi

Terry publikon votat për lojtarin dhe ekipin më të mirë në Ligën Premier (Foto)

Kapiteni i Chelseat, John Terry, ka bërë publike votat për lojtarin më të mirë, atë më të talentuar dhe 11-shën më të mirë në Ligën Premier.

Terry është i destinuar që të largohet nga Blutë në fund të sezonit pas ardhjes së trajnerit Antonio Conte.

Por ai është që i ka zgjedhur më të mirët e Ligës Premier nga skuadra e Chelseat.

Terry si lojtarin më të mirë të viti e ka nominuar mesfushorin e Lecister Cityt, Riyad Mahrezin, ndërsa si talentin më të madh Harry Kanen.

Në skuadrën e vitit dominojnë lojtarët e Leicester pasi janë shtatë përveç Mahrezit. Kasper Schmeichel, Wes Morgan, Robert Huth, Danny Drinkwater, N’Golo Kane e Jamie Vardy janë të zgjedhurit.

Chris Smalling i Manchester United, Ryan Bertrand i Southamptonit dhe Dimitri Payet i West Ham janë të tjerët. /Telegrafi/