Telegrafi

Terry: Po lutem që Mason të jetë mirë

Më përkrahje të Ryan Mason pas lëndimit në takimin ndaj Chelseat, ka dal edhe John Terry.

Kapiteni i Bluve ka thënë se po lutet që mesfushori i Hull Cityt të jetë mirë dhe se gjithë mendimet janë me atë dhe familjen e tij.

“Do doja të jepja Ryan Masonit urimet më të mira dhe po lutem që ai të jetë mirë”.

“Mendimet tona janë me atë dhe familjen e tij”, ka thënë Terry.

Hull City ka konfirmuar se lojtari ka pësuar frakturë në kafkë, por se është jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/