Aston Villa do të duhet të luajë në Championship pa shërbimet e John Terryt.
Kështu së paku ka konfirmuar vet lojtari përmes llogarisë personale në Instagram.
Villa dje u mposht për herë të parë në këtë sezon para shikuesve të vetë kundër Sheffield Wednesday me rezultat 2-1.
Pikërisht në këtë takim u lënduar mbrojtësi 36-vjeçar, i cili në shikim u duk si një lëndim i lehtë.
Por, anglezi që kaloi 17 vjet te Chelsea, ka thyer gishtin e këmbës së majtë.
“Sapo më informuan se kam thyer gishtin e pestë. Do të bëjë të pamundur të kthehem sa më parë”, ka shkruar në Instagram, Terry.
Theksojmë se futbollisti deri më tani është paraqitur në të gjitha ndeshjet me Aston Villan ndërsa më nuk do ta shohim në fushat e blera gjatë këtij viti. /Telegrafi/