Telegrafi

Terry nuk është më kapiten i Anglisë

Mbrojtësi i Chelseat ka kryesuar titujt e mediave angleze, si pasojë e spekulimeve se ka qenë në lidhje me ish-të dashurën e bashkëkombësit të tij Wayne Bridge.

Ndërsa pas një takimi që ka mbajtur Capello me lojtarin e tij, vendosi që t’ia marrë shiritin kapitenit.

“Pas një mendimi të gjatë, vendosa se më mirë për mua do të ishte që t’ia marr shiritin e kapitenit John Terryt”, ka deklaruar Capello. /Telegrafi/