Telegrafi

Terry: Ndjehem si lider

“Nuk e kam pasur të vështirë të mos jem kapiten. Kur u takova me menaxherin i kam thënë se e pranoj vendimin, por ai do të vazhdonte të shihte nga unë të njëjtin karakter. Asgjë nuk do të ndryshojë kurrë, as te Chelsea e as te Anglia”.

“Si çdo lojtar tjetër, unë jam këtu ta fitoj Botërorin dhe unë do të bëj gjithçka në mundësitë e mia edhe pse ky mendim mund të jetë larg nga futbolli. Është humbje e madhe mungesa e Rio Ferdinand. Steven Gerrard dhe Frank Lampard tani kanë rolin e tyre të cilin do e marrin edhe në fushë, por unë do ta kem fjalën e fundit”, deklaroi Terry për Sky Sports. /Telegrafi/