Telegrafi

Terry: Messi mund të mbyllet vetëm nga dy mbrojtës

Messi shënoi të katër golat e fitores 4-1 të Barcelonës ndaj Arsenalit gjatë të martës, ndërsa sonte udhëton në Bernabeu në derbin ‘el Classico’.

“Mendoj se mënyra më e mirë për ta ndaluar Messin është ta lejosh mbrojtësin tonë të majtë Ashley Cole të përpiqet ta pengojë edhe atë diku në mesfushë. Ai është aq i mirë, i mrekullueshëm dhe i paarritshëm në kohë”.

“Nëse vjen brenda (zonës së rreptësisë) në çdo kohë duhen dy persona për ta ndaluar atë. Nuk mund t’ia dilni me të një në një. Kam qenë i impresionuar me atë këtë javë dhe ai është një talent i veçantë, veçanërisht kur luan në Nou Camp”, ka thënë Terry. /Telegrafi/