Site icon Telegrafi

Terry mendoi se ishte tallje, në fillim ia mbylli telefonin Koulibalyt kur i telefonoi për numrin 26

(Fotomontazh: Viral Trunk)

Kalidou Koulibaly ka folur në lidhje me bashkëbisedimin me legjendën e Chelseat, John Terry, në të cilën i kërkoi leje që ta bartte numrin e tij ikonik 26 në Stamford Bridge.

Senegalezi e ka bartur këtë numër te Napoli dhe ka dashur ta mbajë edhe te klubi i ri, mirëpo për respekt të ish-mbrojtësit anglez, vendosi t’i kërkonte leje (edhe pse nuk ishte pensionuar teknikisht nga klubi, porse askush nuk e kishte bartur nga viti 2017).

Koulibaly ka treguar se fillimisht Terry nuk kishte besuar se ishte ai duke menduar se ishte një telefonatë për t’u tallur, ashtu që e kishte mbyllur telefonin.

“Isha paksa nervoz, por shumë i lumtur. Ai nuk besoi se isha unë në fillim. Ma mbylli telefonin, sepse nuk besonte se isha unë”, ka treguar 31-vjeçari.

Lexo po ashtu Momenti kur Koulibaly i telefonoi John Terryt për t’i kërkuar leje që ta mbajë numrin e tij

Qendërmbrojtësi po ashtu ka thënë se ish-futbollisti i Chelseat, Gianfranco Zola, i ndihmoi në përgatitjen e pyetjeve dhe e lidhi Koulibalyn me Terryn. /Telegrafi/

Exit mobile version