Telegrafi

Terry lavdëron ndikimin e Ancelottit

Italiani ka shanse të mira për të fituar Ligën Premier këtë sezon dhe Terry thotë se lojtarët janë të qetë nën drejtimin e tij dhe kanë respekt për menaxherin.

“Carlo është një person shumë i mirë, dikush te i cili mund të shkosh dhe t’i drejtohesh. Njëkohësisht, çdokush ka shumë respekt për të, për atë që ai ka bërë në lojë si lojtar dhe si menaxher”.

“Është mrekulli që ne e kemi atë në bord. Edhe pse ka qenë një kohë e shkurtër, ai ka qenë në gjendje të na përcjellë njohurinë dhe përvojën e tij, për të na organizuar dhe për të punuar taktikisht”, ka thënë Terry.

Chelsea është duke ndarë kreun e tabelës së Ligës Premier së bashku me Arsenalin, edhe pse blutë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar./Telegrafi/