Telegrafi

Terry kërkohet në Championship

Lajm shumë i rëndësishëm për të ardhmen e legjendës së klubit të Chelseat, John Terryn.

Qendërmbrojtësi legjendar anglez ka marrë një ofertë nga klubi i Championshipit,  Birminghamit, që siguroi mbijetesën në ditët e fundit.

Lexo po ashtu Pritje e mrekullueshme për kapitenin legjendar, Terry përshëndetet me tifozët e Chelseat me lot në ndeshjen e fundit të tij (Foto/Video)

Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i klubit, Harry Redknapp, i cili ka treguar se klubi i tij i ka bërë ofertë Terryt.

“Do të doja ta kisha Terryn në klubin e futbollit. Ai është një kapiten fantastik dhe një udhëheqës i madh”, ka thënë fillimisht Redknapp.

“Ne i kemi bërë atij një ofertë të mirë dhe ne kemi bërë më të mirën që mundemi. Ne duam Terryn në Birmingham”, përfundoi trajneri i Birmingham. /Telegrafi/