Lajm shumë i rëndësishëm për të ardhmen e legjendës së klubit të Chelseat, John Terryn.
Qendërmbrojtësi legjendar anglez ka marrë një ofertë nga klubi i Championshipit, Birminghamit, që siguroi mbijetesën në ditët e fundit.
Lajmi është konfirmuar nga menaxheri i klubit, Harry Redknapp, i cili ka treguar se klubi i tij i ka bërë ofertë Terryt.
“Do të doja ta kisha Terryn në klubin e futbollit. Ai është një kapiten fantastik dhe një udhëheqës i madh”, ka thënë fillimisht Redknapp.
“Ne i kemi bërë atij një ofertë të mirë dhe ne kemi bërë më të mirën që mundemi. Ne duam Terryn në Birmingham”, përfundoi trajneri i Birmingham. /Telegrafi/