Telegrafi

Terry: Është koha ta fitojmë Ligën e Kampionëve

John Terry kujton momentet e vështira në karrierë me Chelsean, kur nuk mundi të arrijë te trofeu i madh. Në vitin 2008 pikërisht penaltia e tij e humbur u kushtoi bluve me humbje nga Mancheter United.

“Gjërat që kanë ndodhur në të kaluarën janë ende shumë të dhimbshme. Veçanërisht e rëndësishme ishte ajo që e ruajtëm tërësinë e ekipit. Përjetuam disa momente jo të këndshme së bashku. Kuptohet, kishte edhe momente të mira, por të këqijat mbeten me ne gjithmonë. Këtë dëshirojmë ta ndryshojmë dhe ta çojmë në drejtimin e duhur”, ka thënë Terry.

Carlo Ancelotti ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve me Milanin, dhe Terry mendon se kualiteti i italianit do të ndjehet edhe në Chelsea.

“Nëse shikoni te Milani i tij në vitet e kaluara, do të shihni se ishin shumë të organizuar. Të gjithë e dinë çfarë duhet të bëjnë në fushë dhe këtë e bëjnë në mënyrën e duhur”, ka shtuar anglezi.