Telegrafi

Terry: Ende nuk jemi në formën më të mirë

Chelsea të mërkurën mposhti me rezultat minimal në fushë mysafire portugezët e Portos dhe siguroi pozitën e parë në grupin D një rund para përfundimit të fazës grupore. Por Terry mendon se Chelsea mund të përmirësohet ende.

“Ende nuk kemi kaluar në shpejtësinë më të madhe në Evropë. Ende ka hapësirë për përmirësim. Për momentin, mënyra në të cilën luajmë dhe vetëbesimi të cilin e kemi, mund vetëm të na çojë në kahe pozitive. Mund të punojmë më mirë dhe të gjejmë zgjidhje për gabimet të cilat i kemi bërë”, ka thënë Terry./Telegrafi/