Antonio Conte ka zbuluar se ai ka këshilluar për një marrëveshje të zgjatur për kapitenin e Chelseat John Terry, sepse e kupton çfarë do të thotë të luash për klubin dhe për këtë fanellë.
Emërimi i Antonio Contes te Chelsea ka parë John Terryn t’i dorëzohet një litar shpëtimi dhe trajneri italian beson se kapiteni anglez mbetet një pjesë integrale e skuadrës e klubit.
“John ka luajtur gjithmonë për këtë klub. Unë mendoj se është në historinë e këtij klubi. Kjo është e rëndësishme për mua, pasi ai mund të shpjegojë se çfarë do të thotë të luash për këtë klub, çfarë do të thotë të veshësh këtë fanellë, këtë simbol. Mendoj se është e rëndësishme në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Conte.
“Unë kam folur me të, dhe në të ardhmen, është e rëndësishme që të ketë këtë marrëdhënie, sepse ai është kapiteni i ekipit tonë. Është e rëndësishme për të që të transferojë mesazhe ndonjëherë”.
“Unë duhet të them se John është një shembull i mirë gjatë seancave trajnuese. Ai ka qëndrim të drejtë dhe sjelljen e duhur”, përfundoi trajneri italian. /Telegrafi/