Telegrafi

Terry: Chelsea, ende në garë për titull

Blutë aktualisht janë 16 pikë prapa liderit të tabelës, Manchester United, por Terry ende është optimist se kjo distancë mund të eliminohet.

“Manchester United është miliona milje larg, andaj ne vetëm duhet të fitojmë ndeshjet tona, të bëjmë punën tonë dhe vërtet t’i japim një shtytje.

“Nëse ne arrijmë të dalim dhe të kemi një seri rezultatesh dhe Manchester United të humbë pikë kur ata e dinë më mirë se çdokush se ne do të mundohemi në maksimum”.

“Nëse ne mund të arrijmë vendin e dytë, do të ishte fantastike, por gjëja kryesore për ne është të luajmë në Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm”, ka thënë Terry. /Telegrafi/