Telegrafi

Terry: Chelsea duhet të pushtojë Evropën

“Nuk ka dyshime, në mendjen e Roman Abramovichit dhe mendjet tona, është Liga e Kampionëve. Ai ka thënë se duhet ta fitojmë sezonin e ardhshëm edhe pse është shumë i kënaqur me dy titujt e fituar, ndërsa ne jemi të përkushtuar ta bëjmë atë”.

“Ne kemi qenë aq pranë pesë ose gjashtë vitet e fundit, por ka ndodhur që herë pas here të jemi ekipi më i mirë në garë, pa e fituar ende atë. Nëse ne mund të fitojmë Ligën e Kampionëve, tifozët, lojtarët, menaxhmenti dhe Abramovich, do të ishin shumë të kënaqur”, theksoi Terry për The Sun. /Telegrafi/