Fanatiku i frymëzuar nga ISIS është demaskuar si ekstremisti i dhunshëm Khalid Masood, i cili ishte me nofkën “vampir, sepse ai ecte rrugëve natën i veshur i gjithi në të zeza.
Siç shkruajnë mediat britanike, përcjell Telegrafi, Masood, 52, ka lindur si Adrian Elms në Kent dhe ka një histori të tmerrshme të krimeve të dhunshme, duke përfshirë sulmin me thikë ndaj dikujt para se të konvertohej në islam në burg dhe ikur për në Arabinë Saudite.
Ai thuhet kishte pasur pesë “emra” të ndryshëm, duke përfshirë edhe Adrian Ajao dhe Khalid Choudry.
Lindur në Dartford në ditën e Krishtlindjeve të vitit 1964, ai u soll deri në qytetin ekskluziv bregdetar të Rye nga nëna e divorcuar Janet Elms para se të lëviznin për në Eastbourne, ku ai ka pasur një listë të gjatë të dënimeve penale.
Pas disa burgimeve, babai i tre fëmijëve më vonë u konvertua në Islam, ndryshoi emrin e tij në Masood dhe kaloi vite duke jetuar në një seri të vatrave terroriste në të gjithë Britaninë.
Në një fazë ai ishte hetuar nga MI5, por u konsiderua si një figurë ‘periferike’.
Dhe, sipas medieve britanike, përcjell Telegrafi, ai nuk ka qenë pjesë e një liste të zezë të fshehtë me deri në 3,000 njerëz të cilët mendohej se ishin të gatshëm për të realizuar ndonjë sulm.
Scotland Yard sot ka nisur një apel urgjent për të kërkuar nga publiku për të ofruar ndihmë për të gjetur ndonjë bashkëpunëtorë të mundshëm të tij, në përpjekje për të kuptuar lidhjet e tij me terrorizmin.
Por fqinjët e tij në Birmingham besojnë se ka gjasa që ai ishte duke punuar i vetëm dhe e përshkruan atë si një “karakter të çuditshëm” dhe e quajtën atë “vampir”, sepse ai dilte natën i vetëm, i veshur i gjithi në të zeza. /Telegrafi/