Site icon Telegrafi

Terroristi i Parisit, i dyshuar kryesor për sulmet në Bruksel (Foto)

Autoritetet belge janë duke bastisur lagjen e krijuesit të bombave që mendohet se qëndron prapa sulmeve të nëntorit në Paris, teksa ekspertët thonë se ai mund të ketë krijuar eksplozivët që i kanë marrë jetën të paktën 31 personave në Bruksel të martën në mëngjes.


Najim Laachraoui, 24-vjeçar, po ashtu dyshohet se është përgjegjës për bombat e përdorura në masakrën e Parisit, pasi është zbuluar se ADN-ja e tij është gjetur në rripet me eksplozivë që janë përdorur në teatrin Bataclan dhe stadium Stade de France, njofton Gazeta Express.

Laachraoui raportohet të ketë udhëtuar në Siri në shkurtin e 2013-s, dhe është ndalur nga rojat në kufirin Austri-Hungari më 9 shtator të vitit të kaluar, përderisa po voziste një Mercedes të marrë me qera, të cilin e përdorte edhe Salah Abdeslam, sipas prokurorit federal të Belgjikës.

Dyshja po udhëtonte edhe me Mohamed Belkaidin, 35-vjeçar, i cili është qëlluar dhe është vrarë gjatë operacionit për kapjen e Abdeslamit, të premten. Mendohet se Laachraoui nuk është ndaluar, pasi ai kishte përdorur një leje të vozitjes me një emër të rremë.

Exit mobile version