Site icon Telegrafi

Terroristi i Nice u ekzekutua nga një femër (Video)

Atentatori i sulmit të kryer mbrëmjen e së enjtes në Nisë është neutralizuar nga dy policë francezë, njëri prej të cilëve ishte femër.

Lajmin e bën të ditur “Radio Europe 1”, e cila citon deputetin republikan, Eric Ciotti.

Lexo po ashtu Vogëlushja e vrarë me kukullën e saj afër – fotografia që ka prekur të gjithë (Foto,+16)

Sipas mediave franceze, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, 31 vjeç, u shkaktoi vdekjen 84 personave në Nice, kur u fut me kamion me një shpejtësi 80 km/orë në mes të turmës që po festonte.

Lexo po ashtu Ai nuk pranoi t'i ndalonte policisë: Shihni si nisi sulmi terrorist në Nice (Video)

Ka qenë një person ende i paidentifikuar, i cili ka ndihmuar dy punonjës të policisë të bëjnë neutralizimin e atentatorit, duke shmangur rritjen e numrit të viktimave, përcjell Shekulli.

Lexo po ashtu Ky është heroi i tragjedisë në Nice (Video)

“Një person hipi mbi kamion për ta ndaluar. Kjo u krijoi mundësinë policëve ta neutralizonin në moment. Nuk do ta harroj kurrë fytyrën e asaj gruaje”, ka thënë Ciotti, i cili gjithashtu kërkoi që presidenti francez të shpallë menjëherë gjendjen e emergjencës së përhershme.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=B6v9HgR3hhg

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth tragjedisë në Nice të Francës
Exit mobile version