Sipas mediumeve zvicërane, të cilat po ashtu janë marrë me incidentet e ndeshjes, Ivan Bogdanov, i cili u gjend në fushë, është një frikacak i madh edhe pse shitet trim.
Në vitin 2005, Ivan Bogdanov ndezi flamurin shqiptar dhe inicoi incidente nga ku u ndërpre ndeshja në Genoa mes Italisë dhe Serbisë.
Pas incidentit që ai nxiti në Genoa të Italisë disa vite më parë, ishte dënuar me burg, teksa ai hezitoi që të qëndronte në burgun e Genoas në Itali, ku kishte shumë shqiptarë të cilët edhe i kishin dërguar mesazhe se do ta “mirëprisnin”.
Megjithatë, besohet se atëkohë Ivani i “tmerrshëm” kërkoi që të mos shkojë në burgun e meshkujve ku kishte shqiptarë dhe ai me këtë rast u transferua në burgun e femrave.
Ivan Bogdanov edhe pse i dënuar përjetë me mos vizitë në stadiumet e futbollit, ai është parë në fushë gjatë ndeshjes Serbi – Shqipëri. /Telegrafi/