Ky është momenti kur një terrorist i ISIS aksidentalisht hedh veten në erë, pasi bomba të cilën ai e kishte vendosur, shpërtheu para kohe.
Terroristi i dyshuar ishte duke u filmuar nga një njësi e Forcave Ajrore të Irakut në Badush, në perëndim të Mosulit, kur pajisja që ai ishte duke vendosur shpërtheu para kohe.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, terroristi mund të shihet duke përgatitur eksplozivin dhe “mbjellë” atë në rrugë në përgatitje për një pritë.
Momente më vonë, terroristi mund të shihet duke u hedhur në ajër, pas shpërthimit të pajisjes.
Ushtria irakiane ka qenë ajo që ka publikuar pamjet e vdekjes së terroristit, duke pretenduar se ata po përparojnë në qytet. /Telegrafi/