Një qytetar i Francës, i cili u arrestua në fund të muajit maj në kufirin Ukrainë-Poloni, kishte planifikuar një seri sulmesh në Francë para dhe gjatë Kampionatit Evropian të Futbollit, ndërsa bashkë me të në momentin e arrestimi janë gjetur 125 kilogramë eksplozivë, kanë njoftuar autoritetet ukrainase.
Shefi i Shërbimit të Sigurimit Shtetëror të Ukrainës, Vasilij Gricak, ka thënë se një francez i paidentifikuar ka qenë në kontakt me grupe ilegale të armatosura në Ukrainë, për blerjen e armëve dhe eksplozivëve.
“Francezi ka folur negativisht për veprimet e qeverisë së tyre, migrimin masiv, përhapjen e islamit dhe globalizimit, si dhe planet për të kryer sulme terroriste”, ka thënë Gricak në një konferencë për media në Kiev, shkruan Tanjug, transmeton Indeksonline.
25-vjeçari i arrestuar, i cili është aktualisht në burg të Ukrainës dhe pritet që të ekstradohet tek autoritetet franceze, kishte planifikuar për të kryer një sulm në Francë.
Dhe autoritetet e sigurisë në Evropë janë në alarm pasi xhihadistët në Paris në nëntor të vitit të kaluar kanë kryer sulme terroriste, ku kanë lënë të vdekur 130 njerëz dhe një sulm në Bruksel në metro dhe aeroport, ku lanë të vdekur 32 njerëz.