Site icon Telegrafi

“Terroristi i 11 Shatorit” kthehet në shtëpinë e tij, atje pritet si hero – pas 15 vitesh burg në Gjermani (Foto/Video)

Një nga vetëm dy burra që u burgosën për sulmet e 11 shtatorit në SHBA është kthyer në vendin e tij si një njeri i lirë – ku i është ofruar një pritje si e një heroi.

Siç shkruan Daily Mail, përcjell Telegrafi, Mounir el-Motassadeq është parë në një periferi të Marrakeshit ku tani jeton në shtëpinë e familjes me gruan dhe fëmijët e tij.

Në pamjet e para që nga dëbimi i tij nga Gjermania, pas lirimit të tij të parakohshëm nga burgu, ai u pa duke u përshëndetur nga dashamirës, pasi u kthye nga lutjet në xhaminë e tij lokale.

Një mik i familjes ka përshkruar skenat e gëzimit për kthimin e tij dhe ka thënë se njerëzit vinin nga i gjithë Maroku për ta takuar atë.

El-Motassadeq, 44 vjeç, kaloi më pak se 15 vjet burg për “pjesën e tij” në sulmet ndaj Qendrës Tregtare Botërore dhe Pentagonit që vranë 2,977 njerëz në shtator të vitit 2001.

Ai thuhet se ishte mik në Gjermani me Mohamed Atta, i cili u përplas me aeroplanin në Kullën e Veriut dhe ishte një nga udhëheqësit e celulës së Al Kaedës të Hamburgut që planifikoi mizoritë.

I vetmi njeri tjetër i dënuar mbi 11 Shtatorin, Zacarias Moussaoui, po shërben gjashtë dënime me burgim të përjetshëm në një burg të sigurisë maksimale në SHBA pasi kishte pranuar se ishte pjesë e komplotit.

Por sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, El-Motassadeq ka thënë se “ishte shumë i zënë për të folur” ndërsa shtrëngonte duart me miqtë e vjetër në një rrugë jashtë shtëpisë së tij, një shtëpi trekatëshe e cila i përkiste babait të tij të ndjerë Ibrahim.

Ndërkohë ai është parë duke shtrënguar duart me një mik të vjetër, në rrugën prapa xhamisë.

El-Motassadeq u pa më vonë me syze, duke hyrë në një BMW me vëllain e tij, i cili kishte veshur një mantel të zi dhe mbante një shkop ecje, dhe dy burra të tjerë.

Ai më vonë u kthye në shtëpi, duke mbajtur një shishe me ujë dhe telefonin e tij celular.

Megjithatë, ai nuk kishte mbikëqyrje të dukshme, edhe pse burimet e policisë thanë se do të vëzhgohej.

Motra e tij, e cila jeton në të njëjtën shtëpi, ka thënë ‘hamdullah’ – arabisht për “Falënderimi i takon Perëndisë” – kur u pyet nga DailyMail nëse ajo ishte e lumtur për lirimin e tij.

Exit mobile version