Me anë të rrjeteve sociale, menjëherë pas sulmeve terroriste në Bruksel, terroristët u përpoqën që të shtinin akoma më shumë panik te popullata duke thënë se kanë vënë edhe bomba të tjera.
Një prej kërcënimeve ishte spitali ku ishin vendosur të lënduarit . Autoritetet belge reaguan shpejt për të njoftuar se janë mesazhe të rrejshme.
Po ashtu, sulmuesit i kanë paralajmëruar të gjithë që të ikin nga tregjet kryesore të qytetit, vendet turistike dhe muzetë, sepse ka ende eksploziv të vendosur dhe do të aktivizohet.
Terroristët u përpoqën të krijojnë panik edhe në kampion universitar ULB duke thënë se atje do të shpërthejnë më shumë bomba në shenjë hakmarrjeje për Universitetin në Mosul (qytetin italian ku pjesëtarët e ISIS në Irak dhe Siri pësuan humbje nga sulmet e ushtrisë irakiane). /Telegrafi/