Telegrafi

Terroristët që vranë 16 persona në Las Ramblas, dëshironin të sulmonin me eksploziv Camp Noun në takimin Barca-Betis

Hetuesit e Mossos d’Esquadra, Gardës Civile dhe Policisë Kombëtare të Spanjës kanë arritur të zbulojnë se qelizat xhihadiste që u përpoqën të sulmonin Las Ramblas në Barcelonë, në të vërtetë kanë planifikuar një sulm me bombë në Camp Nou, gjatë ndeshjes së parë të sezonit të ri të La Ligës mes Barcelonës-Betisit.

Siç raporton “El Periódico de Catalunya”, terroristët bënë kërkime rreth mënyrës si të realizonin planin e tyre rreth sulmit terrorist në impiantin e Blaugranave.

Hetuesit analizuan telefonin celular të Mohammed Hichamyt dhe zbuluan se kishte kryer kërkime në Google rreth qasjes më të lehtë në Camp Nou.

Plani i terroristëve

Përveç kësaj, një shitëse në një dyqan zyrtar të klubit të Barcelonës konfirmoi për ‘El Periodico de Catalunya’ se gjatë ditës së djeshme, dy anëtarë të qelizës kanë blerë produkte të klubit.

Në këtë formë kanë menduar që përmes dyqaneve që gjenden në stadium të realizonin sulmin me eksploziv.

Një ndër objektivave kryesore të terroristëve ishte edhe “Familja e Shenjtë” dhe Kulla Eiffelit të Parisit.

Kujtojmë s sulmet terroriste të vitit 2017 në Barcelonë lanë të vdekur 16 persona dhe qindra të lënduar. /Telegrafi/