Pas shpërthimit që ka ndodhur sot në qytetin turk të Izmirit, si pasojë e kësaj mbetën të vdekur katër persona.
Por vetëm disa sekonda më pas, policia turke ka shkëmbyer zjarr për disa minuta me dy burra të armatosur deri në dhëmbë të cilët në fund u neutralizuan, transmeton Telegrafi.
Momentet e përleshjes mes terroristëve dhe policisë turke janë filmuar nga kamerat amatore dhe janë shfaqur në rrjete sociale.
Por ajo çfarë ka gjetur policia pasi arriti të vret terroristët, ka shokuar gjithë Turqinë.
Në disa fotografi të postuar në Twitter, shihet se terroristët ishin të armatosur mirë dhe me vete kishin pasur zola, revole dhe municione tjera. /Telegrafi/