Site icon Telegrafi

Terroristët e Abu Sayyaf i presin kokën pengut gjerman të rrëmbyer në Filipine (Video,+16)

Grupi i armatosur terrorist Abu Sayyaf me bazë në Philippine ka postuar një video ku supozohet se tregon momentin e prerjes së kokës së një burri gjerman, i cili u mbajt si rob për tre muaj, pas mos përmbushjes së kërkesave për shpërblim.

Videoja, e ripostuar të hënën, ka treguar një rob të moshuar dhe një njeri që mbante një thikë afër qafës së tij, përcjell Telegrafi.

“Tani ata do të më vrasin”, tha njeriu 70 vjeçar para se ai u ekzekutua të dielën.

Grupi i monitorimit SITE e identifikoi personin si Jurgen Gustav Kantner, që besohet që u mbajt Ebu Sayyaf në xhunglat e provincës jugore Sulu.

Ushtria filipinase tha se kishte marrë informacione se pengu ishte vrarë, por se janë duke punuar për t’i verifikuar ato.

Kantner u rrëmbye më 5 nëntor në jahtin e tij në Filipinën jugore. Luftëtarët e grupit të armatosur e qëlluan gruan e tij 59-vjeçare, pasi ajo i kundërshtoi.

Abu Sayyaf është një grup i vogël, por shumë aktiv, i njohur për prerjen e kokave, rrëmbimeve, bombardimeve dhe grabitjeve në jug të vendit.

Abu Sayyaf, e cila është konsideruar si një organizatë “terroriste” nga disa vende perëndimore, u shfaq në fillim të viteve 1990 si një degë e një kryengritje separatiste nga pakica myslimane Moro në jug të vendit me mbizotërim katolik. /Telegrafi/

Exit mobile version